E quajti dirigjent në Festivalin e Këngës, Olti Curri tallet me Mimoza Llasticën (video)

Zhaklina Dhimojani, aktorja e identifikuar në kinema si Mimoza Llastica në fëmijërinë e saj, ishte një nga të ftuarat e Festivalit të 56-të të Këngës në RTSH. Pas komunikimit me moderatorin Adi Krasta, Zhaklina e ardhur nga Zvicra duhet të prezantonte këngën e rradhës. Gjatë prezantimit ajo u shpreh për këngën “Ngrije zërin”, duke bërë një gafë. Kur erdhi rradha e dirigjentit ajo shqiptoi emrin e tekstshkruesit e blogerit të njohur, Olti Curri. Nuk ka vonuar Olti me ironinë e tij, i cili ka realizuar një video ku i përgjigjet Ish-aktores se në fakt nuk është dirigjent por berber. Për ta parë më të plotë gafën e Zhaklinës në skenën e Pallatit të Kongreseve dhe përgjigjet e Oltit, ndiqni videon në Story.al.