E quajnë veten bose, Luana Vjollca dhe Liberta Spahiu në garë kush është më e pushtetshme
Sezoni i ri televiziv do të rikthejë në ekran disa prezantuese të njohura, mes të cilave Luana Vjollcën dhe Liberta Spahiun. Të dyja kanë njoftuar rikthimin në ekran me nga një status ku e konsiderojnë veten “bose”. “Little boss” po shkon në zyrë. Gati për sezonin e ri televiziv”, ishte statusi i Luanës në Instagram. Nga ana tjetër edhe Liberta ka bërë një postim të ngjashëm. Sipër një fotoje ku pozon me xhaketë serioze ajo shkruan: “The boss is back”. Rastësi apo e qëllimtë, një gjë që është e sigurt që dy prezantueset i kanë shpallur sfidë njëra-tjetrës se kush është më e pushtetshmja në televizion. Kujtojmë që Luana rikthehet me “Pa limit”, program që pritet të nisë në fund të shtatorit, ndërsa Liberta vjen sërish me programmin “Prive”. Të dy prezantueset kanë marrë përsipër dhe autorësinë e formateve që drejtojnë./Story.al