
E qëllon me shpulla në të pasme, momenti intim i miliarderit Jeff Bezos me të dashurën e tij bëhet viral
Miliarderi i Amazon, Jeff Bezos është kapur mat në momente intime me të dashurën e tij Lauren Sanchez.
Çifti ishin së bashku me një grup miqsh në kafenë e një aeroporti në Kaliforni, kur biznesmeni e qëlloi parteren me shuplakë në të pasme.
57-vjeçari dhe Lauren Sanchez dukeshin të dashuruar teksa mbanin dorën e njëri-tjetrit. Ndërsa momenti kur miliarderi godet në të pasme Sanchez është bërë viral.

Romanca e tyre u bë publike vetëm disa orë pasi Bezos njoftoi se do divorcohej nga bashkëshortja e tij, Mackenzie Scott në janar 2019.
Divorci i kushtoi miliarda dollarë Jeff Bezos dhe u konsiderua si më i shtrenjti në histori.
Bezos, i cili vlerësohet të ketë një pasuri prej 175.5 miliardë dollarësh që nga 1 shkurti, është njeriu i tretë më i pasur në botë pas pronarit të Tesla-s, Elon Musk, me pasuri 242.6 miliardë dollarësh dhe Bernard Arnault, i cili mbikëqyr një perandori prej 70 markash luksoze përfshirë Louis Vuitton dhe Sephora, sipas Forbes.
Themeluesi i Amazon u bë miliarder në vitin 1998, një vit pasi Amazon nisi të shesë libra në internet dhe që nga ajo kohë ka rritur pasurinë e tij me 12.425 % dhe tani fiton rreth 140,000 dollarë në minutë.