E pyesin për ndërhyrjet plastike, Fiori Dardha analizon pamjen e saj
Të bësh ndryshime në pamje, tashmë është një trend. Për shumë vajza që shohin defekt në portret apo trup dhe kanë dëshirë të ndryshojnë, aplikimi i metodave mjekësore për t’u dukur më bukur është një zgjidhje e mirë. Por kur e pyesin Fiori Dardhën për këtë çështje, përgjigjja që jep nuk është aq e zakontë. “Unë nuk jam perfekte, por jam e kënaqur me pamjen time. Nuk shoh asnjë arsye për të kryer ndërhyrje. Më pëlqen hunda ime pak e gjerë, nofulla ime pak katrore, buzët e mia jo shumë mishtore. Zot na jep shëndet!”, ka shkruar ajo, duke ju përgjigjur pyetjes në Instagram, sipas Who.