E pyesin nëse është ndarë nga Keisi, Stresi jep përgjigjen që nuk e priste njeri

Prej vitesh, marrëdhënia e reperit Stresi me bashkëshorten e tij, Keisin, ka qenë shumë e komentuar në mediat rozë. Edhe pse të martuar, dyshja herë pas here kanë shkaktuar habi në rrjet me deklaratat e tyre. Duke qenë se jetojnë në vende të ndryshme, ata shpesh u përfolën për ndarje dhe po ashtu edhe për ribashkim.

Ndërkohë, së fundmi Stresi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin lidhur me gjithçka që dëshirojnë të dinë në Instastory dhe padyshim nuk ka munguar as pyetja për Keisin.

I pyetur nëse është ndarë nga gruaja, reperi nuk ka hezituar të japë një përgjigje ndonëse asgjë konkrete.

“A je ndarë me gruan tënde Keisin, Stresi se të gjithë jemi kuriozë?”, ka qenë pyetja e parashtruar.

“Do ta kuptoni shumë shpejt”, ka shkruar ai.