E pushoi nga puna me një mesazh, Graciano Tagani zbulon ç’ndodhi kur takoi Albi Nakon
Balerini i njohur Graciano Tagani zbuloi pak muaj më parë se ishte larguar nga trupa e baletit të Albi Nakos. Tagani u shpreh se ka qenë koreografi i njohur ai që e kishte pushuar nga puna me anë të një mesazhi dhe e pranoi publikisht që nuk e priste një gjë të tillë nga ai.“Nuk jam më, tashmë prej tre javësh. Një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga WhatsApp-i me një mesazh. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën”, u shpreh Graciano në atë kohë gjatë një interviste për emisionin “Thumb”. Ndërkohë së fundmi, i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacajn, Graciano ka treguar para kamerës se në fakt e ka takuar Albin pasi e pushoi nga puna. “Jam takuar me Albin, edhe kaq”, shprehet Graciano, duke mos preferuar që të japë detaje të tjera rreth këtij takimi./Panorama Plus