E priti nga nënë bartëse, Khloe Kardashian nuk është shumë e lidhur me djalin!

Djalin e saj Tatum me Tristan Thompson, Khloe Kardashian e priti përmes një nëne bartesë verën e kaluar, por ndonësë po bëhet një vit nga ardhja e tij në jetë, ylli i reality shoë-t thotë se ende nuk ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me të, të paktën jo aq sa me vajzën e saj True, 5 vjecare.

“Kur e krahason, mes True dhe atij, është një përvojë shumë e ndryshme”, i tha Khloe mamasë se saj Kris Jenner gjatë episodit të fundit të ‘The Kardashians’. Siç shpjegoi me tej, ajo ishte ende duke u përshtatur me jetën si nënë e dy fëmijëve.

“Ashtu si me True, m’u deshën disa ditë që të thosha: “Mirë, kjo është vajza ime”– por kjo zgjati thjesht disa ditë. Por me djalin, më janë dashur muaj të tërë. Unë e dua atë dhe i dua fëmijët, por përfundimisht nuk e kam ende atë lidhjen e plotë. Por shumë thonë se duhet kohë.”

Krisi i dha këtë këshillë: “Mendoj se ti ke kaluar shumë gjëra. Emocionet e tua shpenzohen duke u përpjekur të merresh me traumën dhe të gjitha gjërat që ke kaluar, dhe mendoj se duhet ta mbash mend këtë. Dua të them, duhet t’i japësh vetes pak merita.” Khloe nga ana tjetër tha se ndihet fajtore për çka po ndodh.

“Ndihem keq… Jo keq, ndonjëherë ndihem fajtor. Pse nuk është njësoj? Por e di që do të jetë dhe e di që nuk e trajtoj ndryshe, thjesht pyes veten ndonjëherë.” Me herët, ajo qe rrëfyer për faktin që e pati djalin nga nënë bartëse, duke pohuar se kishte qenë në një “gjendje shoku nga e gjithë përvoja në përgjithësi”.

Bordo