E prezantoi veten si këngëtare tek Arian Çani, dalin fotot e arrestimit të saj për prostitucion

Pak para ndërrimit të viteve një vajzë e quajtuar Fabjana Hoxha promovoi klipin e saj të parë si këngëtare në studion e emisionit “Zonë e Lirë” të Arian Çanit. Por nuk ka zgjatur shumë dhe tashmë janë publikuar pamjet që tregojnë të shkuarën kriminale të biondes së ardhur nga Italia, e cila e shiti veten në ekranin shqiptar si këngëtare. Fabjana Hoxha është një vajzë nga Durrësi, e cila i ka hyrë muzikës, për të depërtuar në këtë treg mes rivaleve shqiptare. Gjatë emisionit ajo vetë pohoi që ka jetuar në Itali, por pa e thënë se pse është kthyer në Shqipëri. Historia e Hoxhës, e cila është arrestuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni është një fakt i botuar në mediat italiane, dhe që materialin e ka dërguar për JOQ një qytetar. Në videon e policisë italiane, të përshtatur në shqip nga JOQ thuhet: Hetimi nisi më 16 qershor të vitit 2014 pas një sherri mes prostitutave, që përfundoi me njërën prej tyre të plagosur me thikë në kofshë.Hetuesit në vijim kanë krijuar skenën e krimit mes të lënduarave dhe një bande të drejtuar nga shqiptarët që ushtronin aktivitetin e tyre në qytet. Bëhet fjalë për Fabiana Hoxhën, 21 vjeçe, emigrante e jashtëligjshme dhe 23 vjeçarin Florian Prini, me dokumente të rregullta në Itali, por me precedentë të mëparshëm penalë për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni. Floriani dhe Fabjana kërkonin dhe u vinin gjoba prostitutave që ushtronin aktivitetin në shëtitoren e qytetit, ndërsa u merrnin të paktën 50 euro në ditë nga të gjitha vajzat prostituta. Sherri, nga i cili nisi i gjithë hetimi, filloi pikërisht për shkak të një debati mes çiftit shfrytëzues dhe një prej prostitutave, e cila nuk kishte pranuar të paguante taksën”. Ndërkohë ju sjellim disa foto të Hoxhës, e cila sapo ka hyrë në tregun muzikor.