E premtja në ekran/ Kë do të ketë konkurrent Arian Çani?
Arian Çani do jetë sërish me programin e tij historik ‘Zonë e lirë’ në sezonin e ri televiziv në Klan. Ndonëse ndryshimet dhe spostimet e orareve kanë përfshirë emra të tjerë, Çani nuk u prek nga ndryshimet. Të premteve nga ora 21:00 ai do jetë në transmetim për shikuesit besnikë që e ndjekin prej më shumë se 13 vitesh. Por kë konkurrent do e ketë përballë?
“Top Channel” duket se ka menduar që konkurrencën ta bëjë me një program të profilit komplet tjetër. Ai do të jetë Renato Mekolli, i cili nga tetori do të jetë përballë Çanit me program gatimi, shkruan Prive.