E pranon hapur, Muriqi: Bisedimet po bëhen të lodhshme, dua të shkoj te…

Sulmuesi i Fenerbahçes dhe Kosovës Vedat Muriqi shprehet hapur se dëshiron të kalojë te Lacio.

Në një prononcim për mediat turke, Muriqi shprehu hapur pakënaqësinë rreth vonesës së finalizimit të marrëveshjes mes palëve.

Lacio është pranë transferimit të 26-vjeçarit në Romë, por detajet po pengojnë përfundimin e këtij kalimi.

“Dua të shkoj te Lacio, por bisedimet po bëhen të lodhshme. Kjo i shkon për mirë Fenerbahçes, skuadër me të cilën jam i lidhur fort”, deklaroi Muriqi.

PANORAMASPORT.AL