E portretizuan si Joker, Fedez reagon ashpër ndaj revistës që u tall me Chiara Ferragni-n!
Blogerja e njohur Chiara Ferragni është vënë sërish në qendër të diskutimeve. Kësaj here jo për krizën me ish-partnerin Fedez, por për kopertinën e re të revistës L’Espresso që e portretizon influencueren si Joker. “Ferragni Spa: The dark side of Chiara”, thuhet në titull. Për kopertinën ka reaguar dhe Fedez duke shpërthyer kundër revistës.
Në Instastory, reperi italian ka publikuar një foto “joker” të pronarit të revistës, Donato Ammaturo, duke shkruar: “L’Espresso, kur do të bëhet një hetim i mirë për pronarin tuaj naftëtar? E pres me padurim”.
Së fundmi Ferragni ka dhënë një intervistë për “Che tempo che fa” dhe ndër të tjera ka folur për herë të parë për krizën në marrëdhënien e saj me Fedez. Teksa hyn në studio e përlotur, bukuroshja shprehet se:
Kanë qenë dy muaj e gjysmë të vështirë në të cilët u gjenda në qendër të një valë urrejtjeje. Kur të gjithë janë aty duke të sulmuar, ndihesh e pamposhtur. Bota ime u shemb. Kriza mes meje dhe Fedez është reale. Gjithmonë mendohet se jam stratege, por nuk është kështu, fatkeqësisht nuk është strategji. Do të doja të ishte. Ne flasim me Fedez, jemi dy njerëz të rritur që e duam njëri-tjetrin. Kemi pasur edhe kriza të tjera, por kjo është më e fortë se të tjerat. Të shohim se çfarë do të ndodhë.
Ndërkaq, e gjithë intervista e bukuroshes italiane është parë me skepticizëm dhe shumica prej ndjekësve të saj por jo vetëm kanë shprehur se Chiara nuk ka qenë e sinqertë por ka gënjyer.
Top Albania Radio