E plagosi me gotë qelqi në fytyrë, ja ç’mendon sot Stine për Florin

Sherri i ndodhur në “Kënga Magjike 2015” mes dy këngëtareve të njohur Stine dhe Flori Mumajesi ishte një ndër më të bujshmit në showbiz-in shqiptar. Ngjarja mes tyre ndodhi menjëherë pas përfundimit të spektaklit dhe përfundimit të votimit. Në atë kohë, të pranishmit u shprehën se Stine nuk e ka përmbajtur veten pasi u votua me 2 pikë nga Flori. Si pasojë ai e ka goditur këtë të fundit me një send të fortë në ballë, duke e gjakosur. Lidhur me këtë ngjarje, atëherë Flori tregoi se Stine e kishte goditur me grusht dhe gotë qelqi. Madje këngëtari postoi edhe një foto me ballin e çarë që bëri xhiron e rrjetit, shkruan Panorama Plus. Por së fundmi Stine ka dhënë një intervistë ku ka zbuluar se marrëdhënia mes dy kantautorëve është përmirësuar. I ftuar në emisionin “Mirage” ai u pyet se kë do të zgjidhte mes Florit dhe Alban Skenderajt, këngëtari u vu në siklet.Ai vendosi që të zgjidhte të dy e bëri një shkelje syri para kamerave.