E përplasi makina tek vijat e bardha, gazetarja: Pësova traumë, mendova për fëmijët
Deada Hyka është gazetarja që pësoi një aksident tre javë më parë, kur një makinë e përplasi te vijat e bardha. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar e emocionuar të gjithë ngjarjen, duke theksuar se nuk kishte fraktura, por shembje të përmasave jo shumë të vogla.
Deada ka shtuar se pavarësisht se çfarë ndodhi, mendja në atë moment i shkoi te dy fëmijët e saj.
“Ishte një ditë si gjithë të tjerat, ku ne mamatë priremi të vrapojmë. Unë kam dy fëmijë të vegjël, djali 6 vjeç dhe vajzën 2 vjeç e gjysmë. Kështu që ditët tona janë gjithmonë shumë të zhurmshme dhe impinjative, shkolla, kopshti dhe punët tona. Edhe nuk kemi fatin që të kemi gjyshërit afër, i kemi në qytete të tjera. Edhe kjo na bën akoma më të ngarkuar. Nqf se i rikthemi ngjarjes, kanë kaluar 3 javë tani, por më duket si dje. Kam qenë ende me regjim në shtëpi dhe siç duket e përsëris shumë shpesh në mendjen time. Kam pësuar traumë në atë moment. Në këtë rast të trishtë dhe jo shumë të bukur, nuk na përgatit njëri dhe është shumë e rëndësishme të punosh me veten për këtë. Ndoshta këtë do doja t’ja thoja dikujt që mund të gjendet në të njëjtën situatë si unë.
Ishte një ditë pune, e premte. Unë punoj te revista Monitor dhe ne e kemi të premten e zezë sepse të premten mbyllet revista dhe të hënën del numri i ri. Priremi që të mbyllemi çdo impenjim që kemi. Edhe po kthehesha për në shtëpi, sepse do kthehej im bir. Të dy janë me furgonat e institucioneve arsimore ku janë dhe sigurisht që nevojitet një person në shtëpi t’i presi në moshën që janë. E pranoj që po nxitoja, ashtu sikurse në këtë moment 3 javë pas e pranoj që isha e kujdesshme. Po kaloja në vizat e bardha.
Megjithatë, përtej mendimeve që mund të na pushtojnë në ato momente, në çastin kur mbërrita në spitalin e Traumës, Ushtarakun, atje ku kryesisht priten raste të tilla. Edhe më siguruan që nuk kam asnjë frakturë pas ekzaminimeve, sigurisht u ndjeva më e qetë. Ajo që më shoqëroi në ditët më pas përveç dhimbjeve, kisha shembje të përmasave jo shumë të vogla”, u shpreh ndër të tjera ajo./abcnews.al