“E penduar për 2 martesat”, Madonna u rrëfye dhe zbuloi fiksimin e jetës së saj!
Madonna është rrëfyer ndërsa i është përgjigjur 50 pyetjeve të fansave në lidhje me albumin e saj të ardhshëm, karrierën e gjatë, kënaqësive dhe pendimeve më të mëdha. Në një video të re, të ngarkuar në kanalin e saj në “YouTube” 64-vjeçarja kishte një përgjigje çuditërisht të sinqertë kur u pyet se cili vendim “shikon prapa” dhe kupton se “nuk ishte ideja më e mirë”.
“Martesa. Të dyja!”, deklaroi këngëtarja e “Holiday”, duke aluduar në martesat e saj të kaluara me Sean Penn, 62 vjeç, nga 1985 në 1989 dhe Guy Ritchie, 53, nga 2000 deri në 2008. Gjatë intervistës, ajo vazhdoi të zbulojë fiksimi i saj të preferuar që është seksi dhe se nëse nuk do të ishte muzikante do të ishte mësuese shkolle, shkruan “DailyMail”. Kur u pyet se si vazhdon të gjejë frymëzim në një botë që është kaq ndryshe nga ajo kur filloi, ajo tha se nëse je një person kurioz dhe i kushton vëmendje jetës, nuk do të ndalosh kurrë së frymëzuari. Më vonë, ajo vlerësoi seksin si diçka që e ndihmon që ajo të vazhdojë punën dhe se do t’i pëlqente të punonte përsëri me Britney Spears, 19 vjet pasi publikuan këngën e tyre të suksesshme, “Me Against The Music”.