E pazakontë nga Seria A, Kualiarela fiton penallti dhe nuk lejohet nga rregullorja ta gjuajë atë

Sampdoria mposhti me rezultatin 2-1 Udinezen ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në Serinë A.

Megjithatë përveç rezultatit, një episod i ndodhur në minutën e 75’ ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Pikërisht në këtë minutë Fabio Kualiarela fitoi një penallti, të cilën nuk mundi ta gjuante vetë. Pas goditjes së marrë sulmuesi pësoi një dëmtim të lehtë, dhe u desh hyrja e mjekëve për të parë gjendjen e lojtarit.

Menjëherë pas kësaj, lojtari ishte i detyruar të largohej jashtë fushave të lojës, për shkak se kështu është rregullorja (nëse mjekët futen në fushë, lojtari është i detyruar të dalë jashtë fushë). Gjuajtjen e 11-metërshit e mori përsipër Ramirez, i cili realizoi dhe pas kësaj Kualiarela u rikthye përsëri në fushë.

PANORAMASPORT.AL