E pazakontë/ Do bëhet baba së shpejti, ky është ministri i parë që merr lejen e lindjes për tu përkujdesur për fëmijën
Ministri i Mjedisit japonez, Shinjiro Koizumi njoftoi se do marrë pushime në punë pasi fëmija i tij i parë të lindë këtë muaj.
Ky është një hap i pazakontë në një vend ku baballarët e rinj rrallë largohen nga puna.
Koizumi është ministri i parë i kabinetit në vend që të ndërmarrë një veprim të tillë.
Ai tha të mërkurën se vendosi të ndërmarrë dy javë pushim leje lindje gjatë tre muajve të para pasi bashkëshortja e tij të sjellë fëmijën në jetë.
Ai mori vendimin për të ndihmuar bashkëshorten me të porsalindur.
Edhe pse ministri 38-vjeçar po bën vetëm 2 javë pushim vendimi i tij është shumë domethënës në Japoni.
Sipas ligjit në Japoni burrat dhe gratë janë të drejtën për të marrë pushim nga puna deri në 1 vit pas lindjes së fëmijës së tyre.
Prindërve nuk u garantohet pagesa nga punëdhënësi i tyre, por kanë të drejtë për përfitime nga ana e qeverisë.
Por në vitin 2018, vetëm 6.16% e burrave morën leje atësie, sipas të dhënave të qeverisë të lëshuara vitin e kaluar.
Vendimi i tij ka tërhequr vëmendjen pasi Koizumi, djali i ish-kryeministrit Junichiro Koizumi, shihet gjerësisht si një kandidat i ardhshëm për kryeministër.
“Sinqerisht e them që u mundova shumë për të marrë një leje atësie ndërkohë që plotësoj detyrën time si ministër i mjedisit,”- tha ai. “Por ne duhet të ndryshojmë jo vetëm sistemin por edhe atmosferën. Shpresoj se në të ardhmen do të kemi një shoqëri ku pushimi i atësisë së një politikani nuk përbën më lajm.”