E pathëna rreth Ted Bundy, vrasësit më famëkeq në historinë e Amerikës!

Së fundmi, një nga ish të dashurat e Ted Bundy, vrasësit më famëkeq në historinë e Amerikës dhe jo vetëm, ka treguar detaje nga koha kur dilte në takim me të, kur ishin në universitet. Në një dokumentar të ri, gruaja e cila identifikohet vetëm si Sandy, thotë se gjatë një takimi romantik buzë lumit, Bundy i zhyti kokën në ujë.

“Më mbajti me kokën në ujë rreth një minutë. Në fillim mendova se po luante, por kur po mundohesha të nxirrja kokën për të marrë frymë, ai ma mbajti dhe më fort dhe nisi të qeshte”-tregon ish e dashura e njeriut i cili ka pranuar se ka vrarë të paktën 30 gra në të gjithë SHBA-në, por ekspertët mendojnë se shifra reale është rreth 100.

Bundy shpesh konsiderohej si karizmatik dhe i pashëm, tipare që ai i shfrytëzoi për të fituar besimin e viktimave të tij dhe të shoqërisë në tërësi. Ai zakonisht iu afrohej grave në vende publike, ose duke kërkuar ndihmë duke u shtirur për një dëmtim fizik, si për shembull një lëndim, ose duke imituar një figurë autoriteti.

Pasi mashtroheshin ato çoheshin diku tjetër për t’u sulmuar seksualisht dhe për t’u vrarë. Bundy rivizitonte shpesh trupat e atyre që ai rrëmbente, duke u kujdesur dhe duke kryer akte seksuale mbi kufomat derisa dekompozimi dhe shkatërrimi nga kafshët e egra e bëri të pamundur çdo ndërveprim të mëtejshëm. Të paktën 12 nga viktimat e tij u prenë kokat dhe kokat e tyre të prera u mbajtën si kujtime në banesën e tij. Në disa raste, ai hynte në shtëpi gjatë natës dhe i godiste viktimat e tij ndërsa flinin.

Top Albania Radio