E patë Anxhelën si e dogji ‘Eurovison-in’? Tani kryqëzoni gishtat… Ah dhe votoni
Anxhela mbylli para pak minutash performancën e saj në natën finale të ‘Eurovision’.
E dyta në renditjes, pas Qipros, këngëtarja shkëlqeu si një diva e vërtetë me gjithë atmosferën e zjarrtë edhe skenografike që i dha tjetër ngjyrë gjithë këngës. “Karma” është kënduar në shqip dhe Anxhela si gjithmonë ka treguar forcën e vokalit dhe gjithë shpirtin që i ka dhënë kësaj kënge.
Në bashkëpunim me Olti Currin dhe Kledi Bahitin, kënga mori duartrokitje dhe e ngriti publikun në këmbë edhe më shumë se në mbrëmjen gjysmëfinale.
Mos harroni të votoni numrin dy nga çdo shtet pjesëmarrës në numrat përkatës./revistawho.com