E paskemi ditur gabim, ja cila është lidhja e Julias me Elton Ilirjanin

Para 2 netësh banorja më e re që u bë pjesë e Big Brother Vip 3 ka qenë aktorja e dashur për publikun, Julia Ilirjani.

Ajo prej vitesh nuk ka qenë pjesë e ekranit shqiptar pasi dhe jeta e saj është zhvendosur në New York së bashku me vajzën e saj influenceren Rene Reffo.

Shpesh në postimet e Julias ishte parë që ajo shoqërohej me Elton Ilirjanin.

SOUTHAMPTON, NEW YORK – AUGUST 20: Julia Ilirjani, Elton Ilirjani and Norah Lawlor attend Elton Ilirjani Honored With Philanthropist & Activist Of The Year Award At The Out East End Impact Awards at Blu Mar Restaurant on August 20, 2023 in Southampton, New York. (Photo by Sean Zanni/Patrick McMullan via Getty Images)

E teksa të gjithë mendonim se Julia e kishte vëlla Eltonin, pasi dhe vetë Rene në videot e saj i drejtohet “daja, daja”, e paskemi pasur gabim.

“Nuk e di nëse jeni të informuar, por unë jam shumë e lidhur me Eltonin që ka dhe shumë pikëpyetje rreth kësaj teme. Eltoni nuk është daja im biologjik, domethënë nuk është vëllai i mamasë time, por është kushëriri i dytë, që ne në Shqipëri kur kemi ndonjë kushëri i themi daja, daja”, dëgjohet të thotë Rene.

/5pyetjet.al