E parandjeu një ditë para se te ndërronte jetë Nexhmije Pagarusha, Irma Libohova tregon më shumë rreth atij momenti
Një mbrëmje dedikuar ikonës së muzikës shqiptare ka qenë kjo puntata e djeshme e emisionit “Soiree” me Jonida Shehun. Për të kujtuar dhe për të dëgjuar muzikën e saj të paharrueshme ishin mbledhur disa nga artistët që kanë qenë më të afërt me të.
Një ndër ta ishte edhe këngëtarja e njohur Irma Libohova e cila ka ndarë emocionet e saj në lidhje me Nexhmije Pagarishën. Ndërkohë ndër të tjera ajo ka folur edhe për një postim që kishte bërë në Instagram një ditë para se ajo të ndërronte jetë. Teksa ishte e ulur në shkallët e shtëpisë së saj, ajo këndonte këngën “Baresha”. Pikërisht ajo për këtë postim është pyetur mbrëmjen e djeshma nga moderatorja Jonida Shehu.
“Nuk e di çfarë vale, çfarë fuqie, çfarë energjie më çoi. E kam provuar disa herë për qejf këngën. Ndonjëherë kur rri nëpër shtëpi them të këndoj si soprano. Dola tek shkallët e shtëpisë. Çfarë këmbëngulje, çfarë dëshire pata që o do ta bëja o s’ka. Edhe e bëra shpejt e shpejt për 5 minuta edhe e hodha. Nuk e di çmë ndjeu zemra. Të nesërmen sapo hapa telefonin në mëngjes, shoh një DJ të Kosovës që unë e ndjek në Instagram dhe i shkruaj menjëherë në privat se çfarë ka ndodhur dhe më tha që po është e vërtetë. Çfarë parandjenje dhe pse pikërisht hitin e saj. E kam dashur shumë si artiste”, ka treguar Irma Libohova.