E PAPRITUR! Sabiani ndryshon ‘look’/ KOPJON reperin e famshëm amerikan, lyen flokët në ngjyra të ndryshme

Duhet shumë guxim që të eksperimentosh me flokët e sidomos për ata persona që i kanë qëndruar besnik një modeli për vite me rradhe. Duket se Sabiani e mori guximin dhe bëri një goxha ndryshim në flokët e tij.

Këngëtari shqiptar Sabiani njihet për pamjen e tij të veçantë, me flokët bjonde dhe kaçurele. Prej shumë vitesh këngëtari është shfaqur në këtë formë në publik derisa vendosi të bëjë një eksperiment shumë të çuditshëm.

Sabiani ka lyer flokët në ngjyra të ndryshme, blu, kaltër, portokalli, të verdha lejla e shumë kombinime të tjera. Ishte vajza e këngëtarit ajo e cila i postoi fotot e të atit me këtë look duke na bërë të dyshojme se kete paraqitje e kishim pare në një vend tjetër.

Eshtë pikërisht Tekashi69, reperi më i përfolur i momentit në Amerikë që mban pakashumë të njëjtën pamje. Flokët me gjatësi sa të Sabianit të lyera ngjyra ngjyra.

Të jetë vallë ky trendi i momentit?

(A.B)/Dosja.al