E PAPRITUR/ Mesi festoi me bluzën e Maradonës, Barcelona gjobitet nga FIFA

Festimi prekës i Lionel Mesit me fanelën e ikonës Diego Armando Maradona kur ishte pjesë e Newells Old Boys do t’i kushtojë 3 mijë euro klubit të Barcelonës.

Kjo sepse sipas rregullores së FIFA-s nuk lejohet që lojtarët të shpalosin logo, emblema kompanive të ndryshme të biznesit global.

Edhe pse festimi i “Pleshtit” në fitoren 4-0 ndaj Osasunës gëzoi gjithë botën, për FIFA-n nuk ka tolerime, edhe kur bëhet fjalë për vdekjen e një legjende si Maradona.

PANORAMASPORT.AL