E papritur, merr fund një fejesa e famshme e showbizit

Paris Hilton dhe i fejuari Chris Zylka janë ndarë, konfirmojnë burime të shumta të JustJared.com, transmeton Klan Kosova. ‘Ata i dhanë fund fejesës së tyre’, ka thënë një burim i afërt me çiftin. ‘Marrëdhënia e tyre filloi të mos funksiononte pas dy vjetësh së bashku’. ‘Paris do të përqendrohet në markën e saj, ndërkaq Chris do të merret me aktrimin’, shtoi burimi.Nëse nuk e dini, Chris dhe Paris u fejuan në fillim të këtij vitit gjatë pushimeve të tyre në Aspen, shkruan Prive. Ata u lidhën në fillim të vitit 2017.