E papritur, Elvana Gjata zëvendëson Flori Mumajesin me Pirro Çakon

Pas projekteve, klipeve dhe bashkëpunimeve të ndryshme në muzikën ndërkombëtare, Elvana Gjata vendosi të rikthehej në Shqipëri vetëm pak kohë më parë. Ky rikthim do të sjellë një surprizë të papritur për të gjithë. Pas disa ditësh aludimesh, më në fund u konfirmua se këngëtarja do të mbajë një koncert recital në një nga hotelet e Tiranës. Burimet për gazetën “Express” kanë zbuluar se koncerti do të mbahet në 3 shkurt, pikërisht në ditën e saj të lindjes. Recitali do të ketë të ftuar personazhe specialë, për të cilët do të këndojë këngë ende të pa publikuara. Bashkëpunëtor për këtë natë speciale Elvana Gjata ka zgjedhur kantautorin Pirro Çako, i cili është artisti i parë shqiptar që Elvana ndan natën e koncertit, pas bashkëpunëtorit prej vitesh, Flori Mumajesi. Mesa duket puna për këtë recital me Pirro Çakon ka filluar para pak kohësh, edhe pse është mbajtur sekret nga artistja. Jo më kot kantauri Çako u pa në koncertin që motra e Elvana Gjatës, Migena mbajti në Tiranë.