E PAPRITUR/ Drini Zeqo largohet nga shtëpia e Big Brother Vip

Gazetari dhe moderatori Drini Zeqo e ka lënë në mes aventurën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Lajmi është bërë me dije mesditën e sotme. Aktori Julian Deda, i cili lexoi edhe zarfin që lajmëronte largimin e tij nga shtëpia, bëri me dije se moderatori ka vendosur që të lërë në mes lojën e tij për shkak të një emergjence familjare.

Detaje të tjera nuk u bënë me dije. Megjithatë pas daljes së tij, ndoshta do të jetë moderatori, ai i cili do të japë më shumë shpjegime lidhur me atë çfarë i ka ndodhur.

voxnews.al