E padëgjuar, tani Can Yaman mund të shijohet dhe fansat nuk mund të ishin më të lumtur
Can Yaman vërtet është kthyer në aktorin më të dashur e më të komentuar, jo vetëm në Turqi po në shumë vende të botës, por tani fansat e tij po bëjnë gjëra tëpadëgjuara më parë vetëm për të.
Një gazetë italiane bën të ditur se fansat e Yamanit i kanë kërkuar një xhelaterie për të realizuar një akullore me shije speciale që do të mbajë emrin e aktorit.
Ata i kanë plotësuar dëshirën fansave dhe kanë krijuar një shije të re akullore që përmban fiq, mjaltë, karamel dhe fëstëk.
Krijuesi Luca Marenco tha se dëshironte të krijonte një shije që do ta përfaqësonte Turqinë dhe kjo akullore ka shije të fortë, ashtu si influenca e aktorit./revistawho.com