E padëgjuar, modelja e njohur vendos të sjellë në jetë LIVE fëmijën e saj për 12 mijë €
Gjithçka është kthyer në biznes, qoftë edhe kur bëhet fjalë për jetën tënde personale. I tillë është edhe vendimi i 39-vjeçares, Carla Bellucci.
Modelja dhe influencerja angleze ka vendosur që të sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt në një transmetim të drejtpërdrejtë, për 12 mijë euro dhe pritet të shkaktojë jo pak debate.
39-vjeçarja ndiqet shumë në Instagram, por mbi të gjitha në OnlyFans, një platformë e përhapur në Mbretërinë e Bashkuar që i lejon të postojnë përmbajtje dhe të fitojnë falë shikimeve të përdoruesve.
Lajmi raportohet nga tabloidi Daily Star. Më herët njoftimi për shtatzëninë e katërt kishte rritur të ardhurat dhe famën e modeles dhe influenceres.
Ideja e transmetimit të lindjes në internet lindi nga kërkesa e një fansi, i cili i ofroi asaj 10 mijë paund (rreth 12 mijë euro) për të transmetuar drejtpërdrejt lindjen e foshnjës së saj.
Në këtë pikë, ajo vendosi të shpërndajë ftesën për abonentët në kanalin e saj dhe të propozojë oferta për të ndjekur momentin në të cilin djali i saj do të vijë në këtë botë.
“Unë jam një grua biznesi dhe kam nevojë të fitoj para”, tha Carla Bellucci, e cila pas njoftimit të shtatzënisë së saj thotë se jetoi “muajt më të mirë”.