E pabesueshme, vetëm 23 vjeçe dhe ka 11 fëmijë biologjikë, por nuk ndalet me kaq

Edhe pse për dikë mund të duket e pamundur, kjo është e vërtet, por situata nuk qëndron këtu, pasi 23-vjeçarja kërkon të bëjë më shumë fëmijë.

23-vjeçarja Christina Ozturk është mamaja e 11 fëmijëve biologjikë në Rusi. Edhe pse për dikë mund të duket e pamundur, kjo është e vërtet, por situata nuk qëndron këtu, pasi 23-vjeçarja kërkon të bëjë më shumë fëmijë. News.com shkruan se nëna milionere kërkon që të ketë të paktën 100 fëmijë biologjik.

Edhe pse kjo duket e pamundur Christina pretendon që ta bëjë këtë me anë të nënave zvendësuese. Ajo së bashku me burrin e saj 56-vjeçar Galip Ozturk, janë të gatshëm që të shpenzojnë deri8në 1.5 milion dollarë për të arritur qëllimin e tyre.

“Unë kam lindur vajzën time të madhe Vika vetë gjashtë vjet më parë. Fëmijët e tjerë janë gjenetikisht tonat nga burri im dhe unë, por u mbartën nga nëna zëvendësuese. Nuk e di se sa do të jenë përfundimisht, por sigurisht që nuk planifikojmë të ndalemi me 10.Ne thjesht nuk jemi të gatshëm të flasim për numrin përfundimtar. Çdo gjë ka kohën e vet,” tha Chritina.

(I.A/dosja.al)