E pabesueshme/ Publikohet ilegalisht kënga mes Dua Lipës dhe Kanye West

Dua Lipa dhe Kanye West dy këngëtarë të famshëm, ju është publikuar një bashkëpunim i fshehtë e cila po bën xhiron e rrjetit.

Dua Lipa dhe Kanye West janë këngëtarët më të dashur për të gjithë publikun anë e mbanë botës, ku një bashkëpunim i fshehtë mes dyshes është publikuar së fundmi në internet.

Kënga e re e cila titullohej “Law Of Attraction” u regjistrua dy vite më parë për albumin e reperit Kanye, “Yandhi” e cila nuk u publikua kurrë.

Një klip i këngës me minutazh prej një minuti po bën xhiron e rrjetit, ku sipas tabloidit britanik “The Sun” këngëtarja shqiptare Dua Lipa është adhuruesja më e zjarrtë e muzikës së reperit Kanye, dhe se kur ishte më e re ajo e konsideronte veten e saj si një fanse e madhe e tij. Gjithashtu ata kanë shkruar se këngëtarja ishte e lumtur që hyri në studio me Kanye sepse ishte një përvojë emocionuese, por fatkeqësisht kënga nuk u publikua kurrë.

Për mospublikimin e këngës së Kanye të gjithë kanë qenë kureshtarë të dinin arsyen e këtij vendimi që reperi kishte marrë, por ai është shprehur se i gjithë koncepti i albumit kishte ndryshuar dhe kjo pjesë nuk përshtatej më.

Por këtë vit, të dy këngëtarët kanë angazhime të shumta, ku këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa do lançojë këngë të reja, ndërsa Kanye po merret me fushtat presidenciale të Amerikës ku kandidon për President i SHBA-së.

(s.s)/dosja.al