E pabesueshme, princeshë Diana dhe mbreti Charles paskan një vajzë sekrete?
Që prej kurorëzimit të mbretit, fansat “investigativë” në platformën “TikTok” kanë nisur diskutimet rreth probabilitetit të një fëmije para martesës mes Charles dhe Dianës. Shumë fansa të princeshës e cila u nda nga jeta në aksidentin e vitit 1997, kanë aluduar prej vitesh se lajmet që qarkullojnë janë të vërteta dhe Diana ka pasur në fakt në vajzë e cila lindi para William-it.
Sipas revistës “Globe”, familja mbretërore është përpjekur prej vitesh që ta fshehë këtë histori dhe ta lërë në të kaluarën, por me evolimin e rrjeteve sociale, kjo është thuajse e pamundur. Thuhet se emri i vajzës së supozuar është Sarah dhe ajo erdhi në jetë kur Diana ishte 19 vjeç. Në artikullin e revistës tregohet se monarkët donin të ishin të sigurt se ajo mund të bënte fëmijë dhe të siguronte një pasardhës për Charles dhe kështu përdorën fertilizimin In Vitro. Një nga mjekët që ishte përfshirë në procedurë vodhi dy materialet gjenetike dhe mori një nënë surrogate e cila dyshohet se lindi në vitin 1981. Më pas “Globe” tregon se vite më vonë, pas vdekjes së princeshës, Sarah u largua për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi kishte frikë të qëndronte në vendin e saj të lindjes.
“National Enquirer” ka publikuar gjithashtu një intervistë me Sarah-n duke treguar se Charles nuk donte që të kishin kontakt dhe që të jetonte pranë saj. Pak pas publikimit, ajo intervistë u fshi menjëherë dhe nuk ka më asnjë prove të ekzistencës së saj. “Globe” gjithashtu ka bërë publike disa foto të një gruaje të re e cila i ngjan shumë Dianës duke thënë se ajo është Sahah e vërtetë. Megjithatë, shumë ekspertë kanë treguar se fotot janë të modifikuara. Po ju çfarë mendoni për këtë histori? Ju duket një përrallë e frikshme apo një histori e vërtetë?