E pabesueshme/ Nxirret nga rrënojat pas 94 orësh adoleshenti në Turqi, mbijetoi duke pirë urinën e vet

Një adoleshent është shpëtuar pas 94 orë nën rrënojat e tërmetit në Turqi. Ai u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin turk të Gaziantep, epiqendra e tërmetit, herët në mëngje.

Ekipet e shpëtimit qanë, duartrokitën dhe brohoritën emrin e tij ndërsa nxorrën Adnan Muhammed Korkut, 17 vjeç, nga bodrumi ku ai kishte mbetur i bllokuar.

Fatmirësisht ai nuk ishte i plagosur, por tha se ishte i detyruar që të pinte urinën e tij për të mbijetuar.

“Faleminderit Zotit që mbërritët”, tha ai duke përqafuar nënën e tij.