E pabesueshme, një tjetër shqiptar konkurrent në Sanremo

Engi, talenti më i ri shqiptar, i cili po orienton shijet drejt muzikës alternative italiane së fundmi në vendin tonë, do të jetë pjesë e Sanremos.
Pas dy hiteve “Comme Avant” dhe “La la la”, të cilat qëndruan gjatë në klasifikimin You Tube trending dhe në top listat e klasifikimit shqiptar,ka ardhur momenti që Engi të na prezantojë me projektet e reja. “Hola” do të jetë hiti më i ri që artisti shqiptaro-italian do të sjellë këtë pranverë. Por nuk mbaron me kaq. Burime të afërta pranë tij, kanë zbuluar se sezonin e ardhshëm do të jetë Engi konkurrenti shqiptar në kategorinë e të rinjve në festivalin e Sanremos. Pas fitores së Ermal Metës, Engi është një tjetër shqiptar që do e shohim në atë skenë të muzikës italiane.