E pabesueshme/ Beyonce kopjon Noizyn, i rrëmben emrin për turin veror

Shënoni datat në kalendarin tuaj! Beyonce dhe Jay Z njoftojnë turneun e tyre OTR II në 36 qytete këtë verë. Për shqiptarët OTR, është një emër grupi që identifikon reperin Noizy. E mesa duket ky bashkim gërmash që tërheq vëmendje është menduar nga Jay-Z dhe Beyonce, si shkurtim i “On the Run II”. Beyonce dhe Jay Z pritet që të godasin në shenjë këtë verë së bashku. Çifti i pushtetshëm i muzikës shfaqen bashkë në posterat për turneun e tyre OTR II. Fotot bardhë e zi i tregojnë ata super në formë dhe magjepsës pranë njëri-tjetrit. Duke nisur nga data 6 qershor në Cardiff, Uells, turneu ndërkombëtar do të ndalet në 15 qytete anembanë Britanisë dhe Evropës, përpara se të vizitojnë 21 qytete të tjera në Amerikën e Veriut, duke filluar me Cleveland. Posterat me tre gërmat OTR do të pushtojnë botën, por si e ka pritur Noizy? Ai është themeluesi dhe lideri i grupit OTR (Top Of The Rest- Mbi të gjithë). Grupi shqiptar u krijua në vitin 2000 nga Noizy, në atë kohë një kick-boxer STREET FIGHTER Kampion në Angli.