E “ngacmuan” për Donaldin, Bora bën reagimin epik në festën e ditëlindjes
Një ditë më parë, Bora Zemani festoi 30-vjetorin e lindjes. Edhe këtë përvjetor, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm se ishte një ditë e rëndësishme për të, por dhe për shkak se Donaldi, i cili ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother mori një mesazh me parashutë, pikërisht me 9 Janar.
“Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret – 9 Janar’, thuhej në mesazh drejtuar aktorit të humorit. Mirëpo, një moment që lidhet me Donaldin i ka ndodhur Borës gjatë festës me miqtë e saj të ngushtë. Në një video shihen këngëtarët Klajdi Haruni e Bruno, teksa ky i fundit i këndon këngën e Shpat Kasapit “Kush të ndau prej meje”.