E ngacmojnë për Butrint Imerin, Kiara Tito flet ‘pa dorashka’: S’më pëlqen ta përmend, i ka humbur vlera

Përveç moderimit, Kiara Tito dhe Liesa Haxhiasllani së fundmi kanë hapur edhe një kanal në YouTube ku shpërndajnë video të ndryshme me ndjekësit e tyre. Në fillim ka qenë Kiara dhe më pas Liesa.

Teksa ishin të ftuara tek emisioni “Soiree” në Top Channel, Jonida Shehu e ka pyetur Kiarën se si mundet që Liesa të arrijë famën e saj dhe nëse i duhet që të ketë një lidhje me një personazh publik si ajo duke i referuar lidhjes së saj me Butrint Imerin.

“Skandalet apo pjesa e showbizit, e portaleve të jep një farë popullariteti dhe këtë më duhet ta pranoj”, është shprehur Kiara Tito.

E pyetur më pas nga moderatorja Shehu nëse lidhja e saj me Butrintin ka ndikuar në famën që ajo gëzon tashmë, Kiara është përgjigjur:

“Nuk më pëlqen ta përmend pasi është përfolur aq shumë sa tani i ka humbur edhe vlera”,është përgjigjur më tej Kiara Tito.

(a.m/dosja.al)