E ndarë nga Seldi Qalliu? Ja me kë po i qan hallet Mimoza Shkodra
Një darkë me miken tënde më të mirë, është ilaçi i të gjitha halleve. Dhe duket se hallet nuk janë të pakta për këngëtaren Mimoza Shkodra, e cila ditëve të fundit ka qenë subjekt i artikujve të mediave rozë. Shkodra po përflitet t’i ketë dhënë fund fejesës me këngëtarin Seldi Qalliu, me të cilin zyrtarizoi lidhjen në fillim të këtij viti. Këngëtarja e famshme shqiptare dhe i fejuari i saj, dukeshin tejet të dashuruar dhe me plane për të ardhmen, derisa në një moment, fotografitë e tyre të përbashkëta u fshinë nga rrjetet sociale, shkruan Prive. E ndwrkohw qw Seldi ka postuar foto vetwm pas ndarjes, Mimoza Shkodra mbrëmjen e kaluar ka publikuar një fotografi duke darkuar me një shoqe, për të cilën shkruan se aq shumë ka pasur për t’i treguar, sa i është ftohur edhe darka. Aludimet nisën se çifti janë ndarë sepse as në pushime verore nuk u panë bashkë, megjithatë ata duket se nuk i kanë shkëputur krejtësisht marrëdhëniet sepse vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.