
E morët vesh? Të premten kemi “Big Brother VIP!”
Pritjes i erdhi fundi! “Big Brother Vip” do të nisë më shpejt nga ç’mund ta kishit hamendësuar.
Këtë të premte në orën 21:00, shou që këtë herë do të mbledhë bashkë personazhet më të njohur në shtëpinë më të njohur në vend, do të nisë rrugëtimit e tij. Lajmi është konfirmuar nga faqja e Top Channel, e cila e ka futur në programacion për mbrëmjen e së premtes, “Big Borther Vip”.
Produksioni këtë herë thuhet se ka rezervuar shumë surpriza qysh në nisje, por nata e parë do të zbulojë gjithçka për publikun dhe personazhet e famshëm që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të vëzhguar në vend.
Edhe ky edicion i Big Brother do të drejtohet nga Arbana Osmani, ndërsa Dojna Mema do të prezantojë “Fun Club” të BBV. /Revistawho.com