E merrte me vete në stadium: Noemi është ekonomistja që është futur mes Tottit e Ilary
Ndërsa Ilary Blasi ndodhet në Milano dhe publikon histori në Instagram me gjuhë përjashtë – një vetëm, një me menaxherin e saj – në Romë del emri i vajzës që prej javësh tashmë është pranë Francesco Tottit. Një mike e veçantë, ndoshta diçka më shumë: quhet Noemi Bocchi, është 34 vjeçare, e divorcuar me dy fëmijë. Natyrisht, askush nuk e konfirmon: as ajo dhe as rrethi i Totti-Blasit sepse momenti është delikat dhe janë pesë fëmijët (tre të tij, dy të saj) për t’u mbrojtur si prioritet.
Ajo që dihet është se Noemi, e diplomuar për administrim biznesi, prej muajsh qëndron përkrah ish-kapitenit të Romës: fillimisht si mikeshë, pastaj diçka më shumë. Ajo ishte në stadium me të në Roma-Genoa, disa rradhë më tutje dhe sapo emri i saj doli zbuluar, në foto ajo dallohet teksa vështrimi i saj ishte mbi Francescon nga tribuna e Olimpico. E apasionuar pas padelit, si Totti, një profil privat në Instagram, në nëntor ishte larguar nga një festë, siç tregon Repubblica, për të shkuar te ish-numri 10 që kishte bërë një aksident të vogël me makinë. Që nga ai moment thashethemet për lidhjen e tyre janë intensifikuar edhe për shkak se ata janë pikasur në Monte Carlo, por askush nuk kishte folur për këtë deri dje, kur u përhap lajmi për krizën mes Tottit dhe gruas së tij.