E mbytën me kritika për të dashurin 19 vjet më të vogël, flet aktorja shqiptare “Divorci më shkatërroi, kisha veç dy…”

Vetëm pak ditë më parë, aktorja e njohur Adriana Matoshi bëri publike lidhjen e saj me futbollistin Keith Groenveld, një lajm i i cili shkaktoi bujë në shtypin rozë për shkak të diferencës së madhe në moshë, por edhe origjinës afrikane të 21-vjeçarit.

Çifti pranoi publikisht në një emision dashurinë për njëri-tjetrin, ndërsa më pas filluan edhe kritikat e shumta në rrjetet sociale. Ndërkohë në një intervistë të fundit, aktorja ka folur për divorcin nga ish-burri. Ajo ka treguar se e ka përjetuar rëndë këtë ngjarje, ndërsa shtoi se kishte vetëm dy mundësi pas këtij divorci: të cvte përpara ose të shkatërronte veten.

“Kam patur një moment kur gjithçka u thye, shpirtërisht, emocionalisht, fizikisht. Isha shumë keq. Është një periudhë që ka lënë varr në shpirtin tim. Kisha vetëm dy mundësi, me shkatërru veten apo me ecë përpara. Kam zgjedh me ecë përpara për hir të fëmijëve të mi pasi ata janë qenia më e pafajshme në botë”, tha ajo në emisionin “Tête-à-tête” me Adelinën.