E mbylli në hotel dhe e drogoi, publikohet videoja intime e Maradona-s në shtrat me ish të dashurën
Së fundmi, gazeta spanjolle “Infobae” ka publikuar një video intime të 38-vjeçares me Maradona-n. Legjenda e futbollit, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 60-vjeçare, shfaqet me kamerë në dorë duke filmuar në dhomën e hotelit. Ndërkohë në sfond shihen edhe bashkëpunëtorët e tij.
Këto pamje kanë ngritur dyshimet se Maradona është marrë me trafikim të qenieve njerëzore. Në kohën që ai u njoh me Alvares, ishte 40 vjeç.
Mavys tha: “Diego më prezantoi me drogën kur isha vetëm 16 vjeç. Ishte gabimi më i madh i jetës sime”.
Ajo tregoi se e mbajti lidhjen e tyre të fshehtë për kaq shumë kohë, sepse kishte frikë se mos familja e saj, e cila jeton ende në Kubë, do të persekutohej nga regjimi, i udhëhequr nga diktatori Fidel Castro.
38-vjeçarja tha: “Ai kaloi më shumë se një orë duke u përpjekur të më bindte se ishte e rëndësishme ta ndihmoja, pasi ai ishte një figurë me famë botërore, dhe kishte kaluar në depresion. Në fund, unë pranova”.
Ajo tregoi se pas kësaj u dërgua në një hotel në Varadero, vendi ku Maradona pushonte në bregdet. Kur hyri brenda, Mavys tha se u mirëprit nga agjenti i Maradona-s, i cili sapo kishte dalë nga dushi.
“Isha e frikësuar, sepse ai kishte veshur vetëm një peshqir dhe kisha frikë se mos diçka e keqe ndodhte, por disa minuta më vonë, erdhi Maradona. Ai foli shumë dhe më qetësoi. Më pëlqeu. Më ftoi të bashkohesha me familjen e tij për darkë natën tjetër”.
Maradona shkoi në Kubë në shkurt të vitit 2000 për të hequr qafe zakonin e tij të kokainës, pasi ra në një gjendje kome të shkaktuar nga droga dhe gati vdiq në Punta del Este, Uruguai, një muaj më parë.
“Nëna ime nuk ishte e lumtur për këtë dhe as babai im. Por në atë moshë isha rebele dhe nuk i dëgjoja prindërit. Jeta me Maradonën ishte vërtet një çmenduri. Asnjëherë nuk kam menduar se do të konsumoj drogë”– tha Mavys.
“Ishte vërtet e vështirë të hiqje dorë nga droga. Kisha halucinacione. Në një fazë më duhej të shkoja në spital nga dehidratimi, dhe as nuk mund të ngrihesha nga shtrati për të shkuar në tualet. U përpoqa ta lë kokainën, por nuk munda.
Pas gjithë këtyre viteve më vjen turp nga vetja, duke e ditur që isha 16 vjeç. Por ishte një përvojë në jetën time. Jo gjithmonë e zgjedhim atë që na ndodh. Unë isha një vajzë. Nuk isha e keqe. Ai ishte një i huaj i pasur dhe më zgjodhi mua. Nuk mund të thosha jo. Ishte një privilegj të ishe vajza e tij”– përfundoi ajo.
Ndërsa për operacionin e gjoksit Mavys tha: “Unë kisha frikë ta bëja operacionin në Kubë në rast se nuk shkonte mirë, dhe unë me të vërtet pata infeksion. Prandaj Maradona vendosi që të operohesha në Argjentinë. Unë shkova për 20 ditë, por përfundova duke qëndruar për dy muaj e gjysmë.”