E mbani mend Marinën 10 vite më parë? Kjo video tregon ndryshimin e moderatores ndër vite
Moderatorja e dashur për publikun, Marina Vjollca ka pasur një karrierë të gjatë në “Top Chennel”.
Për 10 vite ajo prezantoi krah Edi Manushit emisionin “Procesi Sportiv”, por 3 vite më parë u largua për të bërë si fillim një shkëputje nga ekrani.
Por, ditën e sotme ajo është kthyer me nostalgji në emisionin “E Diell” në rubrikën sportive.
Nëpërmjet një videoje produksioni i ka kujtuar 10 vitet e saj në emisionin e sportit dhe sigurisht që Marina u emocionua.
Ndër vite vihet re edhe ndryshimi me moshën i moderatores, dhe vihet re që pozitiviteti e ka shoqëruar gjithmonë Marinën.