E mbani mend Gene Hackman/ Aktori 93-vjeçar i zhdukur prej dekadash nga ekrani
Aktori Gene Hackman është zhdukur prej vitesh nga jeta publike, por edhe nga ekrani. 93-vjeçari është filmuar këtë të diel në gjendje të mirë shëndetësore në Santa Fe të New Mexico të SHBA. Dy herë fitues çmimit Oskar, nuk ka luajtur në një film për gati dy dekada.
Ai u fiksua nga paparacët duke bërë punë në oborr në fermën e tij me një lopatë në dorë. Para kësaj, aktori në pension shijoi një drekë me ushqim të shpejtë në një parking me kamionin e tij të bardhë.
Pasi mbushi makinën me karburant mori edhe një kafe.
Daily Mail shkruan se Hackman ishte veshur në mënyrë perfekte për një ditë aktive jashtë. Një pulovër e zezë prej leshi mbi një bluzë gri me mëngë të gjata, xhinse blu dhe atlete të zeza.
Mbante syze të dielli të zeza dhe një kapele bejsbolli ngjyrë kaki. Flokët e thinjura ishin mbështjellë pas veshit ndërsa nuk mungonin mustaqet e tij karakteristike. Roli i tij i fundit në kinema ishte së bashku me Ray Romano dhe Christine Baranski në komedinë “Welcome To Mooseport” të vitit 2004.
Filmi i fundit
Më 7 korrik të të njëjtit vit, ai dha një intervistë të rrallë për Larry King, ku njoftoi se nuk kishte projekte të reja filmike dhe besonte se karriera e tij e aktrimit kishte mbaruar. Vite më vonë, ai konfirmoi daljen në pension ndërsa promovonte romanin e tij të tretë.
Në vitin 2011, ai u pyet nga GQ nëse do të dilte ndonjëherë nga pensioni për të bërë një film më shumë, por Hackman u përgjigj: “Nëse mund ta bëja në shtëpinë time, ndoshta. Pa më shqetësuar me asgjë dhe vetëm me një ose dy njerëz”. Megjithatë ai nuk ka qëndruar plotësisht larg industrisë të filmit. Ai ka bërë rolin e rrëfyesit në dy dokumentarë të Trupave Detare në 2016 dhe 2017.
Hackman filloi karrierën e tij të aktrimit gati 70 vjet më parë me “Pasadena Playhouse” të vitit 1956, ku u miqësua me aktorin tjetër aspirues, Dustin Hoffman. Ai u transferua në Nju Jork në vitin 1963 dhe filloi të interpretonte në disa shfaqje jashtë Broadway dhe me role më të vogla televizive. Goditjen e parë e bëri në vitet 1970, kur u nominua për një Oscar në kategorinë “Aktori më i Mirë në rol dytësor” për filmin e vitit 1970, “Unë kurrë nuk këndova për babain tim”.
Një vit më pas ai u bë zyrtarisht një aktor kryesor, duke fituar çmimin Oscar për aktorin më të mirë për interpretimin e tij në “The French Connection”. Ai vazhdoi të kishte role të vazhdueshme, duke u përfshirë në filmin “Aventura e Poseidonit” (1972) dhe “Biseda” të Francis Ford Coppola (1974) përpara se të luante rolin e supervillanit Lex Luthor në “Superman: The Movie” të vitit 1978.
Në vitet 1980 ai luajti në disa filma duke përfshirë Reds (1981), Under Fire (1983), Hoosiers (1986), No Way Out (1987) dhe Mississippi Burning (1988).
Vitet 1990 i sollën atij Oscar-in e dytë pasi triumfoi si aktori më i mirë në një rol dytësor për punën e tij si sherifi sadist Bill Daggett së bashku me Clint Eastwood në “Unforgiven” të vitit 1992.
Ai e përfundoi atë dekadë duke luajtur gjithashtu në Narrow Margin (1990), Geronimo: An American Legend (1993), The Firm (1993), The Chamber (1996), Wyatt Earp (1994), The Quick And The Dead (1995) , Crimson Tide (1995), Get Shorty (1995,) Absolute Power (1997), The Birdcage (1996) dhe Enemy Of The State (1998).
Hackman vazhdoi të ishte aktiv edhe në fillim të viteve 2000 me role në Behind Enemy Lines (2001), Heist (2001), Jury Runaway (2003). Madje fitoi edhe një Golden Globe për aktorin më të mirë në “The Royal Tenenbaums” të vitit 2001.
©LAPSI.al