“E mban mend kur më the “Të dua”? Pas ndarjes Flori Mumajesi kthen kokën nga e shkuara

Zakonisht nuk shfaqet kaq I emocionuar në postimet e tij në Instagram, por Flori Mumajesi ka zgjuar kureshtje të madhe me një shkrim që ka bërë mbrëmë. Kantautori i famshëm shqiptar, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale disa rreshta tejet prekës. Është fjala për disa vargje dashurie, dedikuar dikujt dhe një historie të dhimbshme që ka përfunduar me ndarje, shkruian Prive. Më pas, fansat e Florit, kanë lënë komente të shumta, duke e admiruar atë që ai ka shkruar. Në fakt, këto janë vargjet e një blogereje shqiptare, e cila i shkruan bukur dashurisë, dhe Flori i ka përdorur për këtë rast. “Nga e mira Des’antila “Më vjen keq!” Është zhveshja më e dobët që trupi përjeton pas kësaj fjalie, është një keqardhje e këputur, është një dorë në shpatull në një fragment sekondi. E di cfarë do të bënte ndryshim tani? Një përshpëritje në vesh me fjalën të du’! Mbi gjithçka, në formën më naive e të pastër në botë, kur heshtja të thyhet vetëm nga fjala “edhe unë”. Sa shumë e shumë të pathëna do të merrnin edhe njëherë jetë nëse gjërat do të ishin ndryshe sepse mund të duash disa njerëz gjatë jetës por askush asnjëherë nuk do mësojë të dashurojë siç bëje ti! Në asnjë ditë e në asnjë jetë nuk do të gjesh asnjë zemër që të jetë e njëjtë. Do të vij tek ti ndryshe nga hera e fundit, do të vij e zhveshur nga pengjet dhe e qetë, të të rigjej edhe njëherë tek ty atë që dikur njoha, vrullin e një zemre me krahë, të një shpirti që dehet pa orar, të një prekjeje me mall fytyrës me duar. E mban mend se si bota ndaloi atë natë? Se si e vetmja e lëvizshme në ajër ishte ndjesia, ishim unë edhe ti? A e mban mend kur më the të dua? Po, edhe unë… “, përfundon dedikimi i Flori Mumajesit, që nuk dihet kujt ia ka dedikuar. Kujtojmë se para dy vitesh ai shkëputi lidhjen dhe marrëdhënien nga Elvana Gjata. Ndërkohë së fundi u komentua për lidhjen me moderatoren e “Prive”, Liberta Spahiun.