E mbajti të fshehtë/ Zbulohet e fejuara bionde e Erik Lloshit

Para disa ditësh këngëtari Erik Lloshi i befasoi të gjithë miqtë me fejesën e papritur me një vajzë, identitetin e së cilës nuk e zbuloi. Vetë artisti ndau në rrjetet sociale vetëm një foto nga ceremonia e fejesës, ku shihej dora elegante e partneres me unazën e shtrenjtë që i kishte dhuruar për fejesë. Përveç urimeve, ndjekësit kërkuan të dinin më shumë për partneren që ai hodhi këtë hap të rëndësishëm jete, por Eriku zgjodhi heshtjen. Ndërkohë një lexues i revistës “Story” ka ofruar një foto të çiftit nga ceremonia e fejesës. E njëjta unazë shihet në dorën e vajzës bionde në këtë moment, ku me veshje ceremoniale duket sikur të sapofejuarit janë gati të puthen. Sipas të njëjtin burim vajza quhet Romina, dhe nuk është e njohur për publikun. /Story.al/