E mbajti të fshehtë, supermodelja Gigi Hadid tregon për herë të parë barkun e saj të rrumbullakosur
Gigi Hadid më në fund ka vendosur që të tregojë barkun e saj të rrumbullakosur.
Supermodelja gjatë një video live në Instagram i tregoi për herë të parë barkun e saj botës.
Ylli i pasarelave, që është treguar shumë e rezervuar për sa i përket shtatzënisë së saj, zbërtheu kopsat e këmishës duke i treguar ndjekësve se sa shumë iu është rritur barku.
“Ky është barku im”- tha ajo, para se të shtonte se herët e tjera nuk dukej për shkak të pozicionit ku qëndronte. “Me të vërtetë i vlerësoj mesazhet tuaja pozitive. Thjesht po gjej kohën e duhur për të ndarë detaje të shtatzënisë.”
Gjithashtu Gigi u kërkoi ndjekësve të saj të mos postojnë gjëra rreth bebes së saj.
Pas disa ditësh thashetheme, 25-vjeçarja konfirmoi se ishte në pritje të fëmijë së saj të parë me Zayn Malik.
Nuk dihen shumë detaje rreth shtatzënisë së supermodeles, sa muajshe është apo gjinia e bebit.
/Panoramaplus.al