E mbajti të fshehtë, Aurela Hoxha publikon foton e parë nga shtatzënia
Për javë me radhë, në mediat rozë qarkullonin lajme se Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të parë dhe ka sjellë në jetë një djalë.
Megjithatë, modelja nuk e konfirmoi kurrë lajmin e madje nuk publikoi asnjëherë foto me barkun e rrumbullakosur. Por dje, ajo i dha fund të gjitha thashethemeve kur ndau fotografitë e para me të voglin e saj në Instagram. Ndërkohë sot, Aurela ka ndarë imazhin e parë në story-t e rrjetit social kur ishte shtatzënë e ne nuk dinim ende asgjë. Bukuroshja bionde e ka vendosur foton si “screensaver” në telefonin e saj, ndërkohë ende nuk ka zbuluar asnjë detaj se kur e ka lindur djalin dhe me çfarë emri e ka pagëzuar.
Kujtojmë se sipas gazetës “Panorama Plus”, Aurela është duke u marrë me procedurat ligjore të celebrimit me partnerin e saj prej 6 vitesh, Alban, dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates që të mos publikojë detaje nga jeta e saj private, pasi mund t’i prishin punë. /News31