E mbajti 9 muaj të fshehtë, Linda Halimi bëhet nënë e një vajze

Këngëtarja e famshme kosovare, Linda Halimi është bërë nënë për herë të pare në SHBA, ndërkohë që e kishte mbajtur shtatzëninë të fshehtë nga publikun.

Linda-Halimi-4

Madje as nuk e ka dhënë vetë lajmin se është bërë nënë. Ajo dhe i dashuri i saj Davon Edwards janë bërë prindër të një vajze ndërsa emrin ia kanë lënë tejet të veçantë.

Linda-Halimi-2

Kaimana është emri i vogëlushes së çiftit, ndërsa si emër rrjedh nga gjuha havaiane që do të thotë “fuqia e oqeanit”. Partneri reper i këngëtares njoftoi se shtatzënia e Lindës ka qenë e shpejtë dhe ka shjkuar mirë. “Jemi shumë të lumtur dhe të bekuar t’ju njoftojmë se vajza jonë e parë erdhi në jetë!

Linda-Halimi-3

Jemi absolutisht të dashuruar me të dhe mezi po presim ta çojmë në shtëpi”, ka thënë Edwards, shkruan Prive.