“E mbaja me lekë, mori dhe makinën kur iku”- Modelja hot rrëfen momentin kur ish-kokurrenti i Përputhen e braktisi: Më nguli thikë pas shpine

Modelja Serena Sula bëri bujë me lidhjen e saj me ish-konkurrentin e Përputhen, Arjon Luli. Dyshja dukeshin shumë të dashuruar, madje premtuan se do të nxirrnin video pornografike së bashku, por romanca e tyre mori fund shpejt.

Gjatë një interviste, ajo ka treguar se nuk ka asnjë arsye për ndarjen e tyre. Serena Sula tregoi se një mëngjes u zgjuan së bashku dhe Arjon Luli e braktisi, duke i marrë edhe makinën që e kishin blerë së bashku.

Modelja theksoi se ish-konkurrenti i Përputhen i nguli thikë pas shpine, pasi ajo e mbante me lekë dhe bukë, pasi ai nuk punonte.

“Neve nuk kemi asnjë arsye, as sherr dhe as ndarje. Në mëngjes ishim bashkë, ishte zgjuar para meje. Ishte i zverdhur, e pyeta çfarë kishte, por si duket kishte marrë vendimin për tu ndarë. Ça pune, s’ka punë ai. E mbaja unë me para, se ai nuk punonte. Çdo gjë e ndaja me të, edhe makinën me mendimin se do ecnim para bashkë. Nga besimi i tepërt, dashuria të verbon. Blemë makinën, por s’kemi nënshkruar kontratë, është në emër të tij. Makinën e mori.

Nuk e imagjinoja se do ndaheshim kështu, jam zhgënjyer shumë dhe familja ime. S’ka shans të kthehemi më bashkë, më nguli thikën pas shpine. I qëndroj deklaratave që në shtëpinë e Big Brother Vip do bëja seks kudo. Në xhakuzi do të doja të isha me Ilirin ose Donaldin”, u shpreh Serena Sula në “Shqipëria Live”.