E martuar në Londër me diplomatin, Anjeza Shahini denoncon fenomenin e frikshëm me femrat

Këngëtarja Anjeza Shahini prej disa kohësh është larguar nga Shqipëria për të nisur një jetë të re jashtë kufijve me bashkëshortin e saj, diplomatin anglez. Herë pas here Anjeza është aktive në rrjetet sociale me postime lidhur me ngjarje të rëndësishme, kryesisht në fushën e muzikës. Por së fundmi këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj personale në “Instagram” një status me konotacion ironik për vajzat shqiptare. “Kam vënë re që një pjesë e madhe e femrave shqiptare janë femrofobe, por qofsha e gabuar. E frikshme”, ka shkruar këngëtarja bashkëngjitur fotos së saj të shkrepur në një ambient të errët dhe pa ndriçim, thuhet në shkrimin e Who. Nuk e dimë me saktësi se përse e ka përdorur Anjeza një term të tillë, por duket qartë se diçka e ka mërzitur.