“E lëpiva te qafa”/ Trondit modelja, çfarë ndodhi mes saj dhe Bruno Shllakut te filmi “I love Tropoja” (FOTO)
Serena Sula, vajza e cila njihet për ‘twerkun’ e veçantë, duket se nuk i pëlqen vetëm të kërcejë dhe modelojë, por edhe të aktrojë.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka ndarë disa momente nga filmi i Ermal Mamaqit “I love Tropoja”, ku dhe ka qenë pjesëmarrëse.
Serena është ndalur te një nga skenat që ka pasur me aktorin e njohur Bruno Shllaku dhe ka deklaruar se një moment e ka lëpirë te qafa.
“Shumë prova kena bo atë ditë, 6-7 prova. Unë isha ajo vajza që do isha mes Ermalit dhe Brunos dhe do ja merrja mend te kazinoja Brunos për lekë. Do ta lëpija te qafa dhe e bëra”, tha pa komplekse ajo.
Sakaq, bukuroshja ka pohuar se Ermali i ka premtuar se në qoftë se bën një film tjetër, ajo do të jetë sërish pjesë e stafit. “Ermali më ka thënë që nëse bëj film tjetër do të jesh ti prapë”, përfundoi Serena.